Rikthehet vala përvëluese e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për këtë javë në Maqedoni

Rikthehet vala përvëluese e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për këtë javë në Maqedoni

Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë e erë të lehtë deri në mesatare nga verilindja.

Të martën parashikohet mot me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira lokale. Erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.

E mërkura do të mbajë mot me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com