Rikthehet vala përvëluese e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për këtë javë në Mal të Zi

Rikthehet vala përvëluese e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për këtë javë në Mal të Zi

Në Mal të Zi, fillimi i javës pritet të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta.

E hëna do të nisë me diell dhe vapë verore, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë me intensitet mesatar deri të fortë, e cila në momente të caktuara mund të sjellë një ndjesi të lehtë freskie.

Dita e martë do të vijojë me një atmosferë të qëndrueshme, me diell të plotë dhe temperatura të ngrohta, shoqëruar sërish nga erë mesatare deri e fortë që herë pas here do të lehtësojë nxehtësinë.

Ndërkohë, e mërkura parashikohet të mbajë mot me diell dhe nxehtë, duke ruajtur të njëjtin ritëm veror në gjithë territorin.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com