Tërmet i fuqishëm në Turqi, raportohet për ndërtesa të shembura dhe persona të lënduar

Tërmet i fuqishëm në Turqi, raportohet për ndërtesa të shembura dhe persona të lënduar

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ka goditur mbrëmjen e sotme rajonin e Sındırgı-t në provincën Balıkesir, në Turqinë Perëndimore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe lëndime tek banorët. Ministri i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, bëri të ditur se katër persona janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor, pa rrezik për jetën.

Lëkundja kryesore u regjistrua në orën 19:53 sipas orës lokale dhe u ndje gjerësisht në qytete të mëdha si Izmiri, Bursa dhe deri në Stamboll. Pak minuta më vonë, rajoni u godit nga një seri paslëkundjesh, përfshirë një tërmet prej 4.6 ballësh në orën 20:01 dhe dy të tjerë me magnitudë 4.1 dhe 4.0. Në total, janë regjistruar shtatë paslëkundje mbi magnitudën 3.0.

Disa ndërtesa janë shembur, përfshirë të paktën një në qytetin e Sındırgı, ndërsa në zonën Serkan Sak janë rrënuar dhjetë ndërtesa. Në Stamboll, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë dy persona nga rrënojat.

Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive ka vënë në zbatim planin kombëtar të reagimit, duke mobilizuar ekipe dhe pajisje nga dhjetë provinca për operacionet e kërkim-shpëtimit.

/Motilokal.com