Temperatura përvëluese këtë javë, bëhet thirrje për kujdes të shtuar

Temperatura përvëluese këtë javë, bëhet thirrje për kujdes të shtuar

Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë, përmes një njoftimi zyrtar, bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë valës së të nxehtit, një periudhë me temperatura jashtëzakonisht të larta që zakonisht zgjasin më shumë se dy ditë.


Sipas Institutit, kjo valë mund të shfaqet me ose pa lagështi të lartë dhe ka potencialin të përfshijë zona të gjera, duke rrezikuar shëndetin e shumë personave. Nxehtësia intensive mund të jetë shumë e rëndë për trupin, ndaj rekomandohet që qytetarët të ndjekin me kujdes këshillat për mbrojtje dhe të shmangin ekspozimin e gjatë ndaj diellit.


Instituti i Shëndetit Publik apelon që gjatë këtyre ditëve të qëndrohet i hidratuar dhe të respektohen masat parandaluese për të shmangur rreziqet që sjell nxehtësia ekstreme.


/Motilokal.com