Vala e të nxehtit, Ministria e Shëndetësisë rekomandon masa mbrojtëse për punëtorët dhe grupet e rrezikuara

Vala e të nxehtit, Ministria e Shëndetësisë rekomandon masa mbrojtëse për punëtorët dhe grupet e rrezikuara

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën thirrje që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga ndikimet e temperaturave të larta, gjatë periudhës 11 – 15 gusht 2025.

Temperaturat e larta kanë efekte negative në shëndetin e njeriut, sidomos tek grupet më të ndjeshme si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që operojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me nxehtësi të lartë.

Ministria kërkon nga të gjitha institucionet që të respektojnë këto rekomandime, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i punëtorëve dhe i grupeve të tjera vulnerabël në këtë periudhë me temperatura ekstreme.


/Motilokal.com