Moti të premten në Shqipëri do të jetë relativisht i paqëndrueshëm. Në mëngjes pritet kthjellët, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të shtohen, më të theksuara në zonat malore. Nga mesdita deri pasditja, vende-vende në jugperëndim, qendër dhe verilindje (në relievet malore) priten reshje shiu me intensitet të ulët.
Dita e shtunë do të jetë me alternime dielli dhe vranësirash, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohen reshjet lokale të shiut.
Të dielën vazhdon moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com
