Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell e vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja.
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe ngrohtë e vranësira mesatare. Pasdite, në rajonet malore, do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja.
E diela pritet të mbajë mot me diell dhe ngrohtë ee vranësira mesatare. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com
