Tërmet në Shqipëri, epiqendra pranë këtij qyteti

Tërmet në Shqipëri, epiqendra pranë këtij qyteti

Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter tronditi mbrëmjen e së premtes zonën pranë Krujës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundjet u regjistruan në orën 18:24, në koordinatat 41.460° N dhe 19.740° E, me një thellësi prej 5 kilometrash.

Epiqendra ishte rreth 7 kilometra në jug-perëndim të Krujës dhe 16 kilometra në veri-perëndim të Tiranës, ku banorët raportuan se e ndjenë lehtë.

Informacioni është konfirmuar nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe IGEO i Universitetit Politeknik të Tiranës. Deri tani nuk ka njoftime për dëme materiale apo të lënduar.

/Motilokal.com