E diela në Shqipëri pritet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit gjatë mesditës, kryesisht në relievet kodrinore-malore. Në intervale të shkurtra kohore, në mënyrë të izoluar priten shtrëngata si dhe reshje breshëri në male.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 24 deri në 29 °C.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.
/Motilokal.com
