Të hënën moti do të nisë me kthjellime, por gjatë ditës do të ketë shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje të herëpashershme shiu. Në veri dhe lindje të vendit, reshjet pritet të jenë më intensive, herë pas here në formë shtrëngatash me vetëtima e breshër, kryesisht në zonat malore.
E marta do të vijojë me mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira më të shpeshta pritet të shfaqen në relievet malore, ku nuk përjashtohen reshje lokale shiu.
Moti të mërkurën parashikohet kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të mbeten të larta, me diellin që do të dominojë në pjesën më të madhe të territorit.

/Motilokal.com
