Njihuni me parashikimin e meteorologëve për fillimin e javës në Kosovë

Njihuni me parashikimin e meteorologëve për fillimin e javës në Kosovë

Java nis me një mozaik të larmishëm atmosferik, ku dielli do të ndërthuret me vranësira dhe mundësi reshjesh pasdite.

Të hënën, moti pritet të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë orëve të pasdites nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve shoqëruar me bubullima lokale.

Të martën atmosfera do të stabilizohet disi, duke sjellë një ditë më të qëndrueshme me diell të bollshëm dhe vranësira kalimtare që nuk pritet të sjellin reshje.

Ndërsa e mërkura do të vazhdojë në të njëjtën linjë, me mot kryesisht të kthjellët dhe periudha të shkurtra vranësirash të shpërndara, të cilat nuk do të ndikojnë dukshëm në ecurinë e ditës.

/Motiokal.com