Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar traditën e tij të promovimit të bukurive natyrore të vendit përmes rrjeteve sociale.
Këtë herë ai ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit pamje mahnitëse nga një prej perlave të jugut, Gjiri i Gramës, i vendosur në zonën e Orikumit.
Në postimin e publikuar mëngjesin e sotëm në Facebook, Rama ka ndarë imazhe spektakolare që shfaqin ujërat e kristalta dhe relievin e ashpër të këtij gjiri të rrallë, duke e vënë në pah potencialin e madh turistik të tij.
“Mirëmëngjesi, dhe me energjinë verore nga Gjiri i Gramës, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar mesazhin me fotografitë që pasqyrojnë hijeshinë e bregdetit shqiptar.
/Motilokal.com
