Teleskopi Hapësinor James Webb, i Administratës Amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), ka zbuluar një satelit të ri të vogël që rrotullohet rreth Uranit.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të NASA-s, teleskopi James Webb arriti të fotografojë këtë satelit gjatë vëzhgimeve të kryera në shkurt.
Sateliti ka një diametër prej rreth 10 kilometrash, dhe për shkak të madhësisë së vogël dhe ndriçimit të ulët ka qenë i padukshëm për mjetet e mëparshme vëzhguese.
Aktualisht, Urani njihet për 28 satelitë të emëruar sipas personazheve të William Shakespeare dhe Alexander Pope. Sateliti i ri i zbuluar nuk ka ende një emër zyrtar.
/Motilokal.com
