Industria e kafesë, në kulmin e saj: 370 miliardë dollarë konsum global

Industria e kafesë, në kulmin e saj: 370 miliardë dollarë konsum global

Konsumi i kafesë në botë gjatë dekadës së fundit ka arritur në 370.3 miliardë dollarë, sipas të dhënave të Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë (ITC).

Industria e kafesë vijon rritjen e saj të qëndrueshme, e nxitur nga zgjerimi i zinxhirëve globalë të kafesë dhe kërkesa gjithnjë në rritje. Vetëm gjatë periudhës 2015-2024, importet botërore të kafesë kapën shifrën e 370.3 miliardë dollarëve, ku SHBA-ja mban kryesimin me 69.2 miliardë dollarë, e ndjekur nga Gjermania me 41.9 miliardë dhe Franca me 28.9 miliardë.

Në mesin e importuesve më të mëdhenj përfshihen gjithashtu Italia, Kanadaja, Belgjika, Spanja, Japonia, Holanda dhe Zvicra. Së bashku, dhjetë importuesit kryesorë përbënin 64.4% të tregut global gjatë dekadës së fundit.

Në anën tjetër, Brazili mbetet eksportuesi më i madh i kafesë në botë, me një vlerë prej 360.3 miliardë dollarësh në dhjetë vitet e fundit, i ndjekur nga Zvicra me 28.7 miliardë dhe Kolumbia me 28.6 miliardë. Lista e eksportuesve kryesorë plotësohet nga Gjermania, Vietnami, Italia, Hondurasi, Franca, Belgjika dhe Indonezia.

Edhe Turqia ka shënuar rritje të ndjeshme. Importet e saj të kafesë në periudhën 2015-2024 arritën në 2.7 miliardë dollarë, ndërsa vlera e importuar u rrit nga 153.4 milionë dollarë në vitin 2015 në 497.1 milionë në vitin 2024, një rritje prej 224%, sipas të dhënave të TurkStat. Në të njëjtën kohë, eksportet e kafesë nga Turqia gjatë kësaj periudhe arritën në 354.5 milionë dollarë, ndërsa vetëm në gjysmën e parë të këtij viti kapën shifrën 55.6 milionë dollarë.

/Motilokal.com