Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit apelon: Mos e përdorni ujin e pijshëm për pastrimin e veturave dhe trotuareve

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit apelon: Mos e përdorni ujin e pijshëm për pastrimin e veturave dhe trotuareve

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes me shfrytëzimin e ujit të pijshëm. Përmes një postimi në Facebook, institucioni ka theksuar se ky burim jetik duhet të përdoret me përgjegjësi, duke mos u keqpërdorur për pastrimin e veturave, oborreve apo trotuareve.

Në njoftim, AMMK ka rikujtuar se menaxhimi i qëndrueshëm i ujit është thelbësor sidomos gjatë periudhave me temperatura të larta dhe mungesë reshjesh, kur nevojat për furnizim stabil me ujë rriten ndjeshëm. Institucioni ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të kontribuojnë me veprime të thjeshta, por të rëndësishme, për ruajtjen e këtij resursi natyror që është i domosdoshëm për jetën.

/Motilokal.com