Shqipëria renditet e para në Evropë për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, duke arritur në 99,3%, sipas të dhënave të Agjencisë për Media dhe Informim. Pas saj vjen Norvegjia me 99,1%, duke e bërë të dy vendet liderë pothuajse absolutë në këtë fushë, me një prodhim që i afrohet 100%-shit.
Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Evropian është vetëm 42%, çka e thekson edhe më shumë diferencën. Në listë pas Shqipërisë dhe Norvegjisë renditen Danimarka me 88,6%, Luksemburgu me 87,4% dhe Portugalia me 78,6%.
Ky rezultat e vendos Shqipërinë në qendër të vëmendjes, në një kohë kur siguria energjetike dhe menaxhimi i burimeve të qëndrueshme janë bërë ndër prioritetet kryesore të kontinentit.

/Motilokal.com
