Moti në Shqipëri: Parashikimi për të premten dhe fundjavën

Moti në Shqipëri: Parashikimi për të premten dhe fundjavën

Moti të premten në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, me reshje shiu në veriperëndim që gradualisht shtrihen në pjesën tjetër të vendit. Reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht me shtrëngata dhe stuhi me shkarkesa elektrike, veçanërisht në Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Pas mesditës reshjet dobësohen dhe në mbrëmje ndalen.

Dita e shtunë do të nis me vranësira e reshje të lehta shiu, ndërsa nga pasditja parashihen periudha me diell.

Të dielën vazhdon moti me shi dhe vranësira në pjesën e parë të ditës, nga mesdita kryesisht me diell.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com