Këtë të premte, Durrësi u zgjua nën ritmin e reshjeve të dendura të shiut. Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar përkohësisht grumbullim uji në disa rrugë, por situata po normalizohet gradualisht dhe qarkullimi po rikthehet në normalitet.
Edhe Tirana u përfshi nga reshjet intensive, të cilat duket se tashmë kanë filluar të ulen, duke sjellë një lehtësim të vogël pas ditës së lagësht dhe me vranësira.
/Motilokal.com
