E shtuna në Shqipëri do të nisë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Nga mesdita deri në orët e vona të pasdites, moti do të paraqitet me vranësira mesatare deri të dendura, të ndërthurura me intervale të shkurtra me diell. Këto vranësira pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore të veriut, reshjet do të jenë më intensive, në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Pas pasdites, moti do të përmirësohet, duke u kthyer përsëri në kushte të kthjellëta në gjithë territorin.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 22 deri në 26 °C.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.
/Motilokal.com
