Moti në Kosovë të shtunën pritet të jetë kryesisht nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat herë pas here do të mbulojnë qiellin dhe do të kufizojnë intervalet me diell. Në orët e mesditës e deri pasdites parashikohet të ketë mundësi për reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat malore dhe periferike, ku nuk përjashtohet ndonjë rigë kalimtare. Temperaturat do të luhaten në vlera tipike për fundgushtin, duke krijuar një atmosferë më të freskët në krahasim me ditët e nxehta të javës që lamë pas.
Një ditë që sjell një ndjesi të ndërmjetme, as pa diell e as me shi të qëndrueshëm, por me ndryshime të shpejta në pamjen e qiellit. Për ata që planifikojnë aktivitete në natyrë, sidomos në viset kodrinore-malore, këshillohet të kenë me vete pajisje kundër shiut, pasi reshjet, megjithëse të pakta, mund të shfaqen papritur.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 16 deri në 22 °C.
/Motilokal.com
