A kanë ndikuar subvencionet në rritjen e konsumit të energjisë? Analiza e Institutit Atlas jep përgjigjen

A kanë ndikuar subvencionet në rritjen e konsumit të energjisë? Analiza e Institutit Atlas jep përgjigjen

Instituti Atlas ka publikuar sot një analizë të bazuar në të dhënat e siguruara nga Ministria e Ekonomisë lidhur me efektin e subvencioneve për pajisjet ngrohëse.

Nga të dhënat rezulton se subvencionet për kondicionerë eficientë dhe pompa termike nuk kanë rritur konsumin e energjisë elektrike gjatë verës. Kjo, pasi 60% e aplikuesve për kondicionerë dhe 53% për pompa termike tashmë përdornin energji elektrike me pajisje joeficiente, duke kaluar tani në pajisje më kursimtare.

Megjithatë, Instituti thekson se informacioni i ofruar nga Ministria është i pjesshëm dhe nuk mund të shërbejë si bazë për një analizë të plotë mbi efektet reale të skemës së subvencionimit.


/Motilokal.com