E diela në Shqipëri do të nisë fillimisht me mot të kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje. Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 22 deri në 28 °C.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.
/Motilokal.com
