Zbulim tronditës: Pijet në shishe qelqi përmbajnë më shumë mikroplastikë sesa ato plastike

Zbulim tronditës: Pijet në shishe qelqi përmbajnë më shumë mikroplastikë sesa ato plastike

Inspektorët në agjencinë shtetërore të ushqimit në Francë kanë zbuluar se disa shishe qelqi përmbajnë më shumë mikroplastikë sesa paketimet e tjera, përfshirë ato prej plastike.

Ky zbulim i habitshëm është rezultat i testimeve të kryera nga Laboratori i Sigurisë Ushqimore ANSES, ekspertët e të cilit identifikuan kapakët e shisheve si një fajtor të mundshëm.

Niveli i mikroplastikës u gjet më i lartë në shishet e qelqit sesa në paketimet e tjera, tha ANSES, duke vënë në dukje se shishet e qelqit të kola-s, limonadës, çajit të ftohtë dhe birrës kishin pesë herë më shumë grimca plastike sesa pijet në shishe ose kanaçe plastike.

"Ne prisnim rezultate krejtësisht të kundërta kur shkuam të krahasonim nivelet e mikroplastikës në pije të ndryshme të shitura në Francë ", tha Iseline Chaib nga njësia e sigurisë ushqimore të sistemeve të ujit.

Ekipi zbuloi se mikroplastikat e gjetura në pije ishin kryesisht të së njëjtës ngjyrë dhe përbërje si kapakët dhe kapakët u identifikuan si burimi kryesor i kontaminimit.

/Motilokal.com