Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë realizimi i projektit për ndërtimin e një impianti fotovoltaik, me synim prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.
Sipas tij, projekti i energjisë së gjelbër “Parku Solar Juniku A dhe B” pritet të sjellë përfitime të mëdha për komunën dhe më gjerë: prodhim të energjisë së pastër me ndikim minimal në mjedis, krijim mundësish punësimi dhe bashkëpunimi për kontraktorët e furnitorët lokalë, rritje të stabilitetit energjetik të Kosovës, shtim të kapaciteteve nga burimet e ripërtëritshme, si dhe zvogëlim të varësisë nga burimet tradicionale të energjisë.
“Kjo do të jetë një shembull frymëzues për investime të tjera inovative në të ardhmen”, ka theksuar Shehu.
Postimi i plotë:
Juniku bëhet me Park Solar
Të nderuar bashkëqytetarë,
Komuna e Junikut gjithmonë ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë projektet inovative që sjellin zhvillim për vendin tonë. Duke lehtësuar procedurat administrative dhe duke qenë pranë investitorëve, ne krijojmë një klimë të favorshme për ide të reja zhvillimore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Një nga projektet më domethënëse në këtë drejtim është impianti fotovoltaik “Parku Solar Juniku A dhe B”, i cili ka për synim prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, energjia diellore.
Kapaciteti optimal: 100 MWp
Kosto investimi: rreth 42 milion €
Projekti i energjisë së gjelbër “Parku Solar Juniku A dhe B” pritet të sjellë përfitime të mëdha për komunën dhe më gjerë:
• Prodhim të energjisë së pastër – me ndikim minimal në mjedis.
• Mundësi punësimi dhe bashkëpunimi për kontraktorët dhe furnitorët lokalë.
• Stabilitet energjetik për Kosovën, duke shtuar kapacitetin nga burimet e ripërtëritshme.
• Rritje të prodhimit vendor të energjisë elektrike, duke zvogëluar varësinë nga burimet tradicionale.
• Shembull frymëzues për investime të tjera inovative në të ardhmen.
Komuna e Junikut mbetet e palëkundur në përkrahjen e investimeve të gjelbra dhe në krijimin e një klime të qëndrueshme zhvillimore për të gjithë. Ky projekt është vetëm fillimi i rrugës sonë drejt një Juniku më të pastër, më të gjelbër dhe më të zhvilluar.
/Motilokal.com
