E shtuna në Kosovë pritet të sjellë një mozaik moti. Qielli do të hapet herë pas here për të lëshuar rreze dielli, por nuk do të mungojnë as vranësirat, të cilat gjatë pasdites do të shtohen e do të bëhen më të dendura. Si pasojë, priten reshje shiu, të cilat herë pas here do të shoqërohen edhe me vetëtima e bubullima. Në disa zona të izoluara nuk përjashtohen as stuhitë me breshër, ndërsa era parashikohet të fryjë më e fuqishme, duke gjallëruar atmosferën e ditës.
Temperaturat gjatë ditës pritet të luhaten nga 23 °C deri në 32 °C.
/Motilokal.com
