Lezha përmbytet nga shira dhe stuhi të fuqishme

Lezha përmbytet nga shira dhe stuhi të fuqishme

Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje të dendura shiu, ka shkaktuar probleme serioze në qytetin e Lezhës.

Përmbytjet kanë përfshirë disa nga zonat kryesore, përfshirë bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja. Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Moti i keq ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ndërsa probleme janë raportuar edhe në zonën turistike të Shëngjinit.

Autoritetet lokale janë në terren dhe po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës, me qëllim marrjen e masave të nevojshme për përballimin e pasojave të stuhisë.

/Motilokal.com