Stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa qytete të Shqipërisë. Në Tiranë, era e fortë rrëzoi disa pemë dhe dëmtoi ambiente të disa bizneseve, ndërsa në qytete të tjera reshjet kanë sjellë përmbytje të rrugëve.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës "Nënë Tereza" njoftoi se për rreth 30 minuta pezulloi operacionet në pistë, për të garantuar sigurinë e pasagjerëve.
Policia e Shqipërisë reagoi lidhur me situatën e krijuar, duke njoftuar se moti i keq, me erë të fortë, shi dhe stuhi, ka përfshirë disa qarqe të vendit. "Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, ka prezencë uji në disa akse rrugore, rrëzime pemësh dhe materiale të tjera të shpërndara", thuhet në njoftim.
Për më tepër, moti i keq ka shkaktuar edhe ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në disa qytete. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.
/Motilokal.com
