Fillimi i javës, e hëna do të sjellë qiell të kthjellët mbi pjesën më të madhe të vendit, ndërsa pas mesditës retë do të enden lehtë mbi zonat kodrinore e malore, sikur të donin të thyenin qetësinë e diellit.
Të martën dielli do të mbetet sërish protagonist, por në zonat malore vranësirat do të grumbullohen më shpesh, duke i dhënë peizazhit një lojë ngjyrash mes dritës dhe hijes.
Paraditja e ditës së mërkurë parashikohet me reshje të lehta shiu në disa zona të vendit. Nga mesdita e më pas, kushtet atmosferike përmirësohen duke sjellë alternime të vranësirave me intervale me diell.

/Motilokal.com
