Shkencëtarët paralajmërojnë për rreziqet e përdorimit të tepërt të qetësuesve të dhimbjeve

Shkencëtarët paralajmërojnë për rreziqet e përdorimit të tepërt të qetësuesve të dhimbjeve

Në një artikull të botuar në revistën Nature Antimicrobials and Resistance, shkencëtarët nga Universiteti i Australisë Jugore njoftuan se paracetamoli dhe ibuprofeni "rritin" rezistencën antimikrobike, të cilën e përshkruan si një kërcënim global për shëndetin publik.

Studiuesit thanë se punimi i tyre ofron prova se qetësuesit e dhimbjeve si acetaminofeni (paracetamoli) dhe ibuprofeni, kur kombinohen me (antibiotikun) ciprofloksacin, jo vetëm që rrisin ndjeshëm frekuencën e mutacioneve, por gjithashtu zhvillojnë rezistencë të shumëfishtë ndaj antibiotikëve.

Autorët i paralajmërojnë pacientët dhe mjekët që të marrin në konsideratë me kujdes rreziqet e përdorimit të barnave të ndryshme, veçanërisht kur ato përshkruhen për terapi afatgjata.

Ekipi i studiuesve tha se paracetamoli ose ibuprofeni, kur merren nga pacientët që trajtohen për infeksione bakteriale si Escherichia coli, shkaktojnë mutacione që ndihmojnë bakteret të bëhen "shumë rezistente" ndaj antibiotikëve.

Zbulimi ka implikime serioze shëndetësore, kanë paralajmëruar shkencëtarët, me njerëzit në azilet e pleqve veçanërisht në rrezik duke pasur parasysh se ka të ngjarë të marrin "ilaçe të shumta" në të njëjtën kohë.

Antibiotikët kanë qenë prej kohësh çelës në luftën kundër sëmundjeve infektive, por përdorimi i tepërt dhe keqpërdorimi i tyre kanë çuar në një rritje globale të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve, tha një nga autoret e studimit, Rietie Venter.

/Motilokal.com