Hëna do të marrë një ngjyrë të kuqe mbresëlënëse në fundjavën e parë të shtatorit, falë një eklipsi total hënor që do të jetë i dukshëm nga shumë pjesë të botës.
Një eklips hënor ndodh kur Toka pozicionohet mes Diellit dhe Hënës, duke bërë që hija e saj të bjerë mbi sipërfaqen hënore dhe t’i japë asaj një nuancë të kuqe të thellë.
Sipas NASA-s, çdo eklips hënor mund të shihet nga gjysma e planetit.
Kur ndodh eklipsi total i shtatorit dhe sa do të zgjasë?
Ky fenomen do të ndodhë natën mes 7 dhe 8 shtatorit, në varësi të zonës kohore.
Në Kohën Universale të Koordinuar (UTC), eklipsi do të shfaqet gjatë ditës së 7 shtatorit.
Faza e plotësisë, kur Hëna mbulohet tërësisht nga hija e Tokës pritet të zgjasë rreth 1 orë e 22 minuta.
Në tërësi, procesi i eklipsit, nga fillimi deri në fund, do të zgjasë rreth 3 orë e 29 minuta.
Gjatë këtij procesi dallohen dy faza kryesore të hijes:
- Umbra – hije e brendshme, më e errët.
- Penumbrа – hije e jashtme, më e zbehtë.
Ku do të jetë i dukshëm eklipsi?
Eklipsi total hënor i shtatorit do të shihet qartë në Evropë, Afrikë, Azi dhe Australi.
Kjo do të thotë se fenomeni do të jetë i dukshëm vetëm nga një gjysmë e Tokës.
Çfarë është një eklips total hënor?
Sipas NASA-s, një eklips total hënor ndodh kur Toka, Hëna dhe Dielli rreshtohen në mënyrë të përsosur.
Ky është një dallim i rëndësishëm nga eklipsi i pjesshëm, ku rreshtimi nuk është i plotë.
Eklipset hënore shfaqen gjithmonë gjatë fazës së Hënës së plotë.
/Motilokal.com
