E shtuna pritet të jetë me mot të qëndrueshëm. Në përgjithësi do të mbajë mot i kthjellët, ndërsa gjatë orëve të mesditës parashikohen vranësira të pakta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore.
Temperaturat minimale në orët e para të ditës do të sillen rreth 23°C, ndërsa maksimalet në orët e pasdites do të arrijnë deri në 29°C.
/Motilokal.com
