Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes Portit të Durrësit gjatë periudhës janar–korrik 2025 ka shënuar rritje.
Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës (APD), në shtatë muajt e parë të këtij viti kanë udhëtuar rreth 350 mijë pasagjerë me tragete drejt dhe nga portet italiane, duke shënuar një rritje prej 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Terminali i Trageteve ka operuar me kapacitet të plotë, si nëpërmjet agjencive private, ashtu edhe atyre shtetërore, duke garantuar një sezon pa vonesa apo problematika të evidentuara.
Në menaxhimin e fluksit të pasagjerëve kanë qenë të angazhuara strukturat e Sigurisë Portuale, Policia Kufitare, agjentët doganorë dhe instancat e tjera ligjzbatuese.
/Motilokal.com
