Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që të vozitin me kujdes në kushte të shiut për të siguruar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve në rrugë.
Autoritetet rekomandojnë që të mbahen parasysh këto këshilla thelbësore:
Mbani dritat e ndezura
Dritat rrisin dukshmërinë për ju dhe për të tjerët.
Zvogëloni shpejtësinë
Rruga e lagur kërkon frenim më të gjatë, ndaj udhëtoni me kujdes.
Shmangni shpërqendrimet
Mos përdorni telefonin gjatë vozitjes dhe qëndroni të përqendruar në rrugë.
Krijoni distancë pasuese mes mjeteve
Mos i qëndroni shumë afër makinës para jush për të parandaluar aksidentet.
Policia e Kosovës apelon që reshjet të mos ndikojnë në kujdesin tuaj gjatë vozitjes. Siguria është përgjegjësi e secilit drejtues mjeti.
Për ndihmë ose informacione shtesë, mund të kontaktoni Policinë e Kosovës në numrat: 192 (nga telefoni fikse dhe mobile) ose 038 550 999.
/Motilokal.com
