Mësoni si parashikohet moti këtë të premte dhe fundjavë në Shqipëri

Mësoni si parashikohet moti këtë të premte dhe fundjavë në Shqipëri

Moti të premten në Shqipëri parashikohet kryesisht me kthjellime, ndërsa gjatë mesditës do të shfaqen vranësira të lehta kalimtare në zonat malore, të cilat mund të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Të shtunën vendi do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell.

Dita e diel do të mbajë mot vranësira e periudha me diell, gjatë pasdites priten reshje lokale shiu.

/Motilokal.com