Moti të dielën në Shqipëri pritet të jetë me kthjellime të herëpashershme dhe vranësira kalimtare. Reshje të dobëta shiu do të shfaqen kryesisht në zonat malore gjatë mesditës dhe pasdites, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet pa reshje.
Temperaturat minimale në orët e para të ditës do të sillen rreth 23°C, ndërsa maksimalet në orët e pasdites do të arrijnë deri në 29°C.
/Motilokal.com
