Mësoni si parashikohet moti këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut

Mësoni si parashikohet moti këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut

Në orët e hershme të mëngjesit dhe të pasdites së ditës së hënë në pjesët lindore të Maqedonisë së Veriut do të jetë mot i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe kushte për bubullima të rralla. Gjatë ditës moti do të jetë me diell e vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erëra mesatare deri të forta nga veriu lokalisht mbi 60 km/orë.

Temperaturat do të jenë të luhatshme, duke filluar nga 19 °C në orët e para të ditës, e deri në 29 °C gjatë pasdites.

/Motilokal.com