Sot mot me vranësira dhe diell në Kosovë

Sot mot me vranësira dhe diell në Kosovë

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme. Në orët e para të ditës, vende-vende mund edhe me riga shiu. Ndërsa gjatë pasdites pritet që të kemi edhe rreze dielli.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 5 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim lindjes.

E enjtja do të jetë me mot pothuajse të kthjellët në orët e para të ditës, kurse pasdite me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të lindjes dhe juglindjes./Motilokal.com