Mësoni si pritet të jetë moti këtë të enjte në Shqipëri

Mësoni si pritet të jetë moti këtë të enjte në Shqipëri

Moti të enjten në Shqipëri pritet të alternojë ndërmjet vranësirave dhe kthjellimeve. Nga orët e para të ditës, vranësirat do të sjellin reshje shiu, duke filluar nga veriperëndimi i vendit. Gjatë mëngjesit dhe deri në mesditë, reshjet do të përfshijnë shumicën e territorit, me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim mund të shoqërohen me shtrëngata të shkurtra.

Nga mesdita e deri në pasdite, reshjet e shiut priten të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe karakter lokal, duke vazhduar deri në orët e vona të pasdites. Gradualisht, pasdite reshjet do të humbasin intensitetin dhe do të lokalizohen kryesisht në zonat malore.

Temperaturat minimale në orët e para të ditës do të sillen rreth 22°C, ndërsa maksimalet në orët e pasdites do të arrijnë deri në 25°C.

/Motilokal.com