Moti të premten në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe më freskët e reshje shiu të herëpashershme. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga juglindja. Lokalisht, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me stuhi dhe erëra të forta.
Të shtunën, parashikohet mot kryesisht me vranësira, reshje shiu të herëpashershme dhe më freskët. Lokalisht, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme me kushte për bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja.
E diela do të sjellë mot pjesërisht me vranësira dhe më freskët, e reshje shiu të herëpashershme, lokalisht më të dendura me kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja.

/Motilokal.com
