Moti të shtunën në Shqipëri pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët do të shfaqen nga mesdita e në vazhdim, duke përfshirë pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore do të paraqiten në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Temperaturat minimale në orët e para të ditës do të sillen rreth 18°C, ndërsa maksimalet në orët e pasdites do të arrijnë deri në 24°C.
/Motilokal.com
