Parashikimi i motit për fillim jave në Kosovë

Parashikimi i motit për fillim jave në Kosovë

Java në Kosovë pritet të nisë me mot të luhatshëm: periudha me diell do të ndërthuren me vranësira, reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë edhe borë.

E hëna do të karakterizohet nga vranësira dhe riga lokale shiu në orët e para të ditës, por herë pas here do të ketë edhe intervale me diell.

Të martën parashikohet mot më i qëndrueshme, kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Dita e mërkura do të sjellë rikthimin e reshjeve, të cilat do të jenë më të theksuara në mbrëmje; në viset malore do të shfaqen reshje bore.

/Motilokal.com