Parashikimi i motit për fillim jave në Mal të Zi

Parashikimi i motit për fillim jave në Mal të Zi

Në Mal të Zi, fillimi i javës pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me kthjellime dhe vranësira e reshje shiu.

E hëna do të mbajë mot me diell dhe vranësira, me mundësi për riga të dobëta shiu në mëngjes.

Dita e martë do të vijojë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira e intervale me diell, reshje shiu do të ketë rreth viseve malore, ndërsa nga orët e mbrëmjes parashihen reshje shiu edhe në zonat e ulëta.

/Motilokal.com