Shqipëria dhe Kosova përfituese të fondit 3 miliardësh nga Komisioni Evropian për luftimin e COVID-19

Shqipëria dhe Kosova përfituese të fondit 3 miliardësh nga Komisioni Evropian për luftimin e COVID-19

Koronavirusi nuk njeh kufij. Komisioni Evropian i ka ndarë një fond prej 3 miliardë eurosh për të luftuar përhapjen e  pandemisë COVID-19.

Nga ky fond do të përfitoj Shqipëria me 180 milionë dhe Kosova me 100 milionë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Vladis Dembrovskis.

“Shtete përfituese të propozimit prej 3 miliardësh të Komisionit Evropian për koronavirusin janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Jordania, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”.

Të gjitha mjetet janë të destinuara më shumë për luftën kundër koronavirusit dhe në sistemin shëndetësor./Motilokal.com