Borë e dendur në zonat malore të Zvicrës dhe Italisë, duke shkaktuar vështirësi në trafikun rrugor

Borë e dendur në zonat malore të Zvicrës dhe Italisë, duke shkaktuar vështirësi në trafikun rrugor

Zonat malore të Zvicrës u mbuluan nga bora të shtunën, duke krijuar peizazhe të mrekullueshme, por edhe sfida për trafikun rrugor. Në Betmeralp, kantoni Valis, dhe në Grindelwald, kantoni i Bernës, qytetarët u zgjuan me një shtresë të bardhë bore.

Sipas “Meteo Schweiz”, borë ra në lartësi midis 1800 dhe 2100 metrash, ndërsa në Alpet perëndimore dhe jugore reshjet arritën deri në 50 centimetra. Për pasojë, kalimi i rrugës së Gotardit u mbyll në të dyja drejtimet, ndërsa rrugët Tifenbah–Gletç dhe Vasen–Meiringen mbeten të pakalueshme.

Ndërsa zonat malore u mbuluan nga bora, zonat e ulëta të Zvicrës regjistruan reshje shiu.


Po ashtu, bora ka zbardhur edhe zonat malore të Italisë. Reshjet e para u regjistruan në Çervinia, ku turistët dhe banorët mbetën të befasuar nga peizazhi përrallor. Brenda pak orësh, shiu u shndërrua në copa bore të mëdha, duke mbuluar luginat dhe majat përreth.

Temperaturat ranë rreth 0°C, duke i dhënë alpeve një shkëlqim të hershëm dimëror dhe duke shënuar simbolikisht fillimin e sezonit të ftohtë në male, me pamje spektakolare që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.


/Motilokal.com