Ja si parashikohet moti këtë të mërkurë në Shqipëri

Ja si parashikohet moti këtë të mërkurë në Shqipëri

Moti të mërkurën në Shqipëri pritet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të shfaqura pas orëve të mesditës. Megjithatë, nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me kthjellime, kryesisht në Ultësirën Perëndimore. Reshjet e shiut do të fillojnë në zonat lindore gjatë mesditës, me intensitet të ulët, dhe gradualisht do të përhapen në të gjithë vendin, kryesisht të dobëta, duke sjellë lokalisht edhe shtrëngata.

Temperaturat minimale gjatë orëve të para të ditës do të jenë rreth 14°C, ndërsa maksimalet e pasdites do të arrijnë deri në 20°C.

/Motilokal.com