Të mërkurën, moti në Kosovë pritet të nisë me intervale kthjellimesh, ndërsa vranësirat do të shtohen gjatë ditës. Më vonë, në mbrëmje, reshjet e shiut do të përfshijnë gradualisht të gjithë vendin.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 8°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 13°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com


