IHMK paralajmëron reshje të dendura shiu dhe bore në Kosovë

IHMK paralajmëron reshje të dendura shiu dhe bore në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se duke filluar nga data 1 tetor deri më 3 tetor 2025, vendi do të përfshihet nga një situatë e ndërlikuar meteorologjike. Fillimisht priten reshje të shiut, më të shprehura në pjesën lindore dhe juglindore të Kosovës, të cilat herë pas here do të kenë intensitet të lartë dhe potencial për të shkaktuar vërshime të shpejta. Më të rrezikuara mbeten pellgu i Moravës së Binçës dhe ai i Lepencit.

Përveç reshjeve të shiut, gjatë këtyre ditëve do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave, duke sjellë kthimin e shiut në reshje bore, sidomos në zonat e larta malore, por në periudha të caktuara bora pritet të bie edhe në disa zona më të ulëta. Megjithëse vera e kaluar ka qenë e thatë, nuk pritet që kjo situatë të shkaktojë përmbytje të mëdha, por rreziku i dëmeve lokale mbetet. Duke pasur parsyshë, verën shumë të thatë, nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore. 

Reshje të shiut në Kosovë

Niveli: portokall

Ndikimi: Sasia e reshjeve më shumë se 40 l/m² 24h Shkaktimi i përmbytjeve, problemeve në të gjitha aktivitetet e prodhimtarisë bujqësore, probleme në trafik dhe rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Rrezik për jetën e njerëzve dhe kafshëve, dëmtime të pronës

Reshje bore në Kosovë

Nivelit e verdhë

Formimi/rritja e mbulesës së borës 30 cm në 12 orë në zonat mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Ndikimi: Probleme vështirësi në trafik, transport dhe forma të tjera të komunikacionit. Rrezik i thyerjes së degëve nga pemët. Rrezik i shkatërrimit të çative të ndërtesave. Rrezik dëmtimi të linjave të transmetimit elektrike.

Moti mund të jetë i rrezikshëm (potencialisht). Ngjarjet e motit që parashikohen nuk janë të rralla, por nevojitet kujdes nëse planifikoni aktivitete që janë të ekspozuara ndaj rrezikut meteorologjik Informacioni mbi kushtet meteorologjike duhet të vazhdojë.

Moti është i rrezikshëm. Parashikohen fenomene të rrezikshme të motit, të cilat janë të një intensiteti të tillë sa mund të shkaktojnë dëme materiale dhe të jenë të rrezikshme për njerëzit dhe kafshët Duhet të jeni shumë të kujdesshëm, të vetëdijshëm për rreziqet dhe informoheni rregullisht për detaje të kushteve të pritshme meteorologjike. Ndiqni këshillat e dhëna nga shërbimet shtetërore kompetente.

Moti është shumë i rrezikshëm

Parashikohen fenomene veçanërisht të rrezikshme të motit, të cilat janë të një intensiteti të tillë sa mund të shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe të jenë shumë të rrezikshme për sigurinë e njerëzve dhe kafshëve. Duhet të informoheni shpesh për detajet e kushteve dhe rreziqeve të pritura meteorologjike. Ndiqni urdhrat dhe këshillat e shërbimeve shtetërore kompetente.


Burimi: IHMK/Motilokal.com