Ambasada e BE-së në Tiranë: Kjo pandemi nuk do t’i heshtë zërat tanë për krizën klimatike

Ambasada e BE-së në Tiranë: Kjo pandemi nuk do t’i heshtë zërat tanë për krizën klimatike

Bota nuk ishte e përgatitur për koronavirusin e ri. Por kemi ende kohë për t'u përgatitur - në çdo pjesë të botës për krizën klimatike.

Ky është apeli i Zyrës së Bashkimit Evropian në Tiranë për Ditën Botërore të Tokës.

“Dita e Tokës 2020 po shënohet nga dy kriza njëra është pandemia COVID19 dhe tjetra është një katastrofë që po rritet gradualisht për klimën tonë”, thekson zyra e BE-së.

Zyra e BE-së shprehet se kjo pandemi nuk do t’i heshtë zërat tanë. Përkundrazi, na kujton se çfarë është në rrezik për planetin.

“Dhe ndonëse po na mban larg, ajo gjithashtu po na bashkon për të ndërmarrë luftën për shtëpinë tonë të përbashkët. Do të bashkoheni me ne?”, thuhet në deklaratën e zyrës së BE-së./Motilokal.com

Image may contain: text that says 'RAISE YOUR VOICE FOR PEOPLE AND PLANET ON THE 50TH ANNIVERSARY OF EARTH DAY #EarthDay2020 4.22.2020 Worldwide earthday.org'