Sot, më 1 tetor, vendet në mbarë botën shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kafesë, një datë e vendosur nga Organizata Ndërkombëtare e Kafesë (ICO) që nga viti 2015, me synim të theksojë popullaritetin dhe rëndësinë kulturore të kësaj pijeje të dashur.
Në këtë ditë zhvillohen fushata dhe ngjarje të shumta për të nderuar njërën prej pijeve më të konsumuara në glob. Kafeja, e njohur fillimisht si origjinale nga Afrika dhe Gadishulli Arabik, sot kultivohet në kontinente të ndryshme, nga Amerika e Jugut deri në Azi.
Fryti i pemës së kafesë piqet, bluhet dhe përgatitet për zierje, ndërsa metodat për ta shijuar janë të larmishme, nga filxhani klasik i nxehtë, deri te pijet e ftohta që kanë fituar popullaritet në vitet e fundit.
Statistikat tregojnë se çdo ditë në botë konsumohen mbi 2.25 miliardë filxhanë kafe, ndërsa rreth gjysma e të rriturve janë konsumues të rregullt. Prodhuesi më i madh i kafesë mbetet Brazili, i ndjekur nga Vietnami, Kolumbia dhe Indonezia.
/Motilokal.com


