Prishtina dhe zonat përreth saj pritet të përballen me kushte të rënda atmosferike gjatë ditëve të para të tetorit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga 1 deri më 3 tetor 2025 parashikohen reshje të dendura shiu, ulje e ndjeshme e temperaturave dhe mundësi për reshje bore në zonat malore.
"Këto reshje mund të shkaktojnë probleme në qarkullim, rrezik për përmbytje të shpejta, si dhe vështirësi në zonat urbane. Temperaturat pritet të ulen ndjeshëm, duke arritur deri në 1–2°C. Në zonat malore pranë Kryeqytetit ka gjasa të shfaqen reshje bore, sidomos gjatë netëve më të ftohta ose në rast të reshjeve të vazhdueshme. Këshillë për qytetarët: Kujdes në komunikacion për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit", thuhet në njoftimin e bërë nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.
"Shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ju lutemi që të jeni të kujdesshëm dhe të merrni masat e nevojshme për siguri", vijon njoftimi.
/Motilokal.com


